Twitter ka nisur tashmë testimin e një shërbimi të ri i cili shfaqet sa herë që ju tentoni të bëni screenshot një tweet të postuar në platformë. “Share tweet instead?” nisi të shfaqej ditën e djeshme para disa përdoruesve ndërkohë që bënë një screenshot.
Gjithashtu sa herë që bëni një screenshot, Twitter do t’ju pyesë nëse ju dëshironi të “kopjoni linkun” apo të “shpërndani tweet-in” në vend që ta fotografoni. Kjo lëvizje është pjesë e tentativës së kompanisë për të sjellë akoma më tepër trafik në rrjetin social, sipas Jane Manchum Wong.
Në qershor, ajo zbuloi se Twitter kishte nisur testimin e funksionit “Try Twitter”, duke lejuar njerëzit të ndjekin tweets në aplikacionin për mobile pa patur një adresë në platformë.
but really it’s part of their growth efforts to get more people to use Twitter
for example, “try twitter” without signing up: https://t.co/h4PEUEVfDw
— Jane Manchun Wong (@wongmjane) October 6, 2022
Ndërkohë që kompania e gjen veten në mes të një ndryshimi rrënjësor, ndërkohë që Elon Musk po përpiqet të blejë Twitter.
Duke inkurajuar njerëzit të mos bëjnë më screenshot postimet, Twitter shpreson se ato një ditë do të shpërndajnë linkun e këtij postimi, dhe jo thjesht një fotografi e cila nuk gjeneron trafik në platformë. Ndoshta dhe ju e keni parë shpesh herë që screenshots të tweet-eve virale shfaqen në shumë rrjete sociale të ndryshme, veçanërisht në Instagram.